top of page

EuropeAid/133800/C/SER/X

Projekti për Menaxhimin e Mbeturinave në Kosovë (MMK) synon të mbështesë autoritetet kompetente të Kosovës, në veçanti Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH)për të zhvilluar dhe zbatuar me sukses sistemin modern të menaxhimit të mbeturinave në vend.

 

Sistemi do të marr parasysh të gjitha fazat e menaxhimit të mbeturinave, duke filluar nga parandalimi i gjenerimit, mbledhja, e deri tek deponimi përfundimtar i mbeturinave. Zhvillimi dhe funksionimi i sistemit të ri pa dyshim që do të rezultojë në një mjedis më të pastër dhe më të sigurtë. Mbledhja, trajtimi dhe deponimi i mbeturinave do të bëhet në përputhje me praktikat më të mira të BE-së, të cilat do të ndihmojnë në zvogëlimin e ndotjes së ajrit, tokës dhe ujërave nëntokësore.

 

Autoritetet e Kosovës do të mbështeten në zhvillimin e të gjitha mjeteve, procedurave dhe metodologjive të nevojshme për të monitoruar sistemin e menaxhimit të mbeturinave.

 

Data e fillimit të projektit ishte 20 Janar 2014, dhe data e fundit për implementim është 19 Janar 2016.

 

 

Ky projekt  financohet nga BE dhe drejtohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Projekti “Mbështetje Menaxhimit të Mbeturinave në Kosovë” (EuropeAid/133800/C/SER/XK) zbatohet nga Konsorciumi:

eng   srb

 

bottom of page